Are you looking for information about offers, devices or your account?

Please choose your local Vodafone website

Si funksionon DreamLab?

Po sikur të ndihmoje në luftën kundër disa sëmundjeve të ishte aq e thjeshtë si të flesh gjumë?

Me aplikacionin DreamLab nga Fondacioni Vodafone mund të bësh pikërisht këtë. E disponueshme në App Store dhe Google Play, aplikacioni përdor fuqinë llogaritëse të smartphone-it tuaj për të përshpejtuar kërkimet dhe për të luftuar sëmundjet.

Si funksionon DreamLab?

Mendojeni smartphone tuaj si një kompjuter të vogël, por të fuqishëm. Kur nuk është duke punuar - si kur ju jeni duke fjetur natën - kjo fuqi është e pashfrytëzuar. DreamLab përdor atë fuqi për të ndjekur hulumtime vitale mjekësore.

Smartphone juaj shkarkon probleme të vogla kërkimore, i llogarit ato dhe ia dërgon rezultatin ekipeve kërkimore.

Çfarë po zgjidh aktualisht DreamLab?

Partnerët tanë kanë vendosur projekte të rëndësishme kërkimore në cloud. Secili projekt ka miliona (për disa projekte madje deri në 26 milion!) mikro-probleme të ndryshme të cilat duhen llogaritur në mënyrë që të analizohen të dhënat.

Kur aktivizoni DreamLab, ju po shkarkoni një nga këto probleme dhe po e zgjidhni atë duke përdorur fuqinë llogaritëse të smartphone tuaj.

Smartphone i secilit punon mbi një problem të caktuar, megjithëse dy njerëz mund të zgjidhin të njëjtën llogaritje njëkohësisht. Në këtë mënyrë partnerët tanë të kërkimir sigurohen që rezultatet e dërguara janë të sakta.

DreamLab aktualisht është fokusuar në përshpejtimin e kërkimit të koronavirusit dhe kancerit. Disa nga projektet synojnë të identifikojnë ilaçet ekzistuese të cilat mund të rivlerësohen për koronavirus ose trajtimin e kancerit (për ilaçet ekzistuese në përdorim terapeutik, miratimi i tyre për tu përdorur si terapi mbart më pak rreziqe, kosto më më të ulta dhe afate më të shkurtra kohore sesa zhvillimi i barnave plotësisht të reja). Projektet e tjera synojnë të kuptojnë më mirë kancerin bazuar në profilin e ADN-së së një pacienti.

Kombinimi dhe analiza e të dhënave bën të mundur këtë formë revolucionare të hulumtimit.

Si e përdor DreamLab internetin e telefonit tuaj

Për shkak se aplikacioni DreamLab duhet të shkarkojë dhe të ngarkojë problemet e kërkimit nga cloud, i duhet një lidhje interneti për të punuar. Ju mund të zgjidhni të përdorni DreamLab përmes WiFi, dhe / ose rrjetit tuaj celular.

Ju mund të vendosni një kufi mujor të MB që doni të konsumoni. DreamLab do të vazhdojë të zgjidhë problemet derisa të arrijë kufirin që keni vendosur.

Për klientët Vodafone Albania, aplikacioni DreamLab nuk konsumon internet në rrjetin Vodafone në Shqipëri.

DreamLab dhe privatësinë tuaj

DreamLab nuk përdor informacione personale.

Ai thjesht përdor fuqinë llogaritëse të telefonit për të kryer llogaritjet.

Ju gjithashtu nuk keni nevojë të vendosni ndonjë informacion personal për të përdorur DreamLab.

Në pajisjet Android, aplikacioni kërkon akses në "fotografi, media, files" për të ruajtur përkohësisht problemet e vogla të kërkimit, ndërsa ato llogariten nga telefoni juaj. DreamLab do t'i përdorë këto probleme vetëm në libraritë e të telefonit tuaj.

DreamLab është një mënyrë e thjeshtë për të bërë një ndryshim të vërtetë. Është kaq e thjeshtë sa mund ta bësh me sytë mbyllur.

Duke shkarkuar aplikacionin dhe duke karikuar telefonin inteligjent gjatë gjumit - do të ndihmoni për të shpejtuar studimin mjekësor. Sa më shumë njerëz që përdorin aplikacionin, aq më shpejt funksionon dhe aq më shpejt mund ta zgjidhim këtë gjë.

Shkarkoni nga App Store ose në Google Play.

DreamLab është një iniciativë e Fondacionit Vodafone. Serveri DreamLab mundësohet nga Amazon Web Services. Aplikacioni është ndërtuar nga ekipi në Transpire.