Përdoruesit e aplikacionit DreamLab kanë ndihmuar Imperial College London të përfundojë Fazën 1 të projektit të tij kërkimor Corona-AI në vetëm gjashtë muaj, duke identifikuar molekulat në ushqimet e përditshme me bazë bimore që kanë veti anti-virale dhe përdorimeve alternative të barnave ekzistuese që mund rekomandohen kundër COVID-19 .
Falë përdoruesve të aplikacionit DreamLab në mbarë boten, Imperial College London të përfundojë fazën 1 të projektit të tij kërkimor Corona-AI në vetëm gjashtë muaj. Kjo është dukshëm më e shpejtë sesa do të ishte e mundur me metodat standarde të hulumtimit.
Studiuesit të cilet po punojnë për këtë projekt në Imperial College London kanë njoftuar gjetjet e hershme nga hulumtimi përfshirë këtu edhe identifikimin e molekulave të ushqimit me përberje antivirale për të vlerësuar se cilat kombinime të ushqyerit mund të ofrojnë disa përfitime mjekësore për të trajtuar Covid-19 si për shembull boronica (vecanërisht boronica) molla, portokalli, limoni, lakra, brokoli, qepa hudhra selino, fasule.
Studimi ka vërtetuar gjithashtu se ilacet ekzistuese të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet metabolike siç janë simvastatin, atorvastatin dhe metformin-
mund të përdoren si indikacione të reja ose përdorime alternative të barnave ekzistues në luftën kundër Covid-19. Gjetjet tani do të analizohen më tej nga studiuesit, të cilët thonë se është e nevojshme vërtetimi klinik për të vlerësuar se çfarë ndikimi mund të kenë këto molekula.
Dr Kirill Veselkov nga Departamenti i Kirurgjisë dhe Kancerit në Imperial College London dhe udhëheqës i studimit, tha: "Ndërsa është shumë e nevojshme zbulimi i një vaksine për COVID-19 ne po kërkojmë mënyra për të ndihmuar njerëzit të cilët e mbartin këtë virus, duke zvogëluar keshtu kohëzgjatjen ose ashpërsinë e sëmundjes.
Për pacientë të cilët nuk është e nevojshme të marrin trajtim në strukturat spitalore ka një nevojë të domosdoshme për trajtime inovatore dhe me kosto efektive. Ne presim që strategjitë precize të të ushqyerit - të hartuara me Hyperfoods të pasura me phytochemical mund të ofrojnë një zgjidhje të re në këtë drejtim.
TË KONTRIBUOJMË NË LUFTËN KUNDËR COVID-19
Projekti kërkimor i Imperial College London’s Corona-AI është bërë i mundur falë përdoruesve në mbarë globin që dhurojnë rregullisht kohë kompjuterike në aplikacionin DreamLab.
Rrjeti i telefonave inteligjentë DreamLab me përdorues në të gjithë botën ka fuqinë e kombinuar të një super kompjuteri i cili në një status jo aktiv mund të përpunojë një koleksion të dhënash shkencore në luftën kundër Covid-19 për një kohë fare të shkurtër.
Ekipi i projektit DreamLab: Corona-AI ka marrë njohuritë dhe suksesin e teknologjisë AI për të zbuluar vetitë anti-kancerogjene në ilaçe dhe ushqime ekzistuese ose Corona-AI Faza 1.
Aplikacioni është i disponueshëm në të gjithë botën dhe aktualisht ka përdorues në 17 vende.
Andrew Dunnett, Drejtor i Fondacionit Vodafone, SDGs, tha, "Ndërsa COVID-19 vazhdon të sfidojë shoqërinë tonë në nje menyre te paprecedente, aplikacioni DreamLab ka mundësuar një komunitet global vullnetaresh - nga klientët e Vodafone te përdoruesit e rrjeteve të tjera - për të bërë një ndryshim. Eshtë një shembull frymëzues i njerëzve dhe teknologjisë që bashkojnë forcat për ta bërë botën një vend më të mirë. "
Gjatë fazës 1, projekti Corona-AI kombinon inteligjencën artificiale dhe fuqinë përpunuese të telefonave inteligjentë për të shpejtuar zbulimin e komponentëve të rinj antiviralë në ilaçet ekzistuese dhe për të ndihmuar në zbulimin e molekulave antivirale në ushqime.
Kur të përfundojnë të gjitha fazat e kërkimit - vlerësohet të jetë dhjetori 2021 - rezultatet do të vihen në dispozicion të komunitetit mjekësor për të lehtësuar provat klinike. Gjetjet e lidhura me ushqimin potencialisht mund të përkthehen në këshilla dietike për pacientët që shërohen nga COVID-19.
Për më shumë informacion mbi DreamLab dhe projektin Corona-AI, ju lutemi shkarkoni aplikacionin DreamLab.