Are you looking for information about offers, devices or your account?

Please choose your local Vodafone website

Së bashku, mund të luftojmë COVID-19 ndërkohë që flemë

DreamLab

Bashkohuni me përdoruesit e smartphone në të gjithë botën dhe ndihmoni në gjetjen e kurës ndaj COVID-19 ndërsa flini

Ju prezantojmë DreamLab - një aplikacion nga Fondacioni Vodafone Albania, fitues i shumë çmimeve, i cili u mundëson mijëra njerëzve të ndihmojnë në përshpejtimin e kërkimit të sëmundjeve të ndryshme ndërsa ata flenë. DreamLab u zhvillua në 2015 për të mbështetur projektet e kërkimit të kancerit, dhe ka mbështetur tashmë katër zbulime për herë të parë në botë në studimin e kancerit, duke përfshirë edhe vetitë antikancerogjene në ushqimet dhe ilaçet ekzistuese.

Tani kjo fuqi përpunuese e procesorëve të smartphone po përdoret për të përshpejtuar luftën ndaj COVID-19.

Kemi përfunduar Fazën 1 të projektit Corona-AI. Zbuloni se cilat ushqime na ndihmojnë të luftojmë koronavirusin këtu.

Imperial College London
Vodafone Albania Foundation

Shkarko DreamLab tani. #LuftojmëCOVID19NdërsaFlemë

App Store
Google Play
Karikoni celularin

Karikoni celularin

Shkarkoni aplikacionin DreamLab, zgjidhni një projekt, dhe sa herë që telefoni juaj karikohet dhe lidhet në Internet, ju do të përshpejtoni luftën ndaj sëmundjeve të ndryshme. (përdoruesit iOS duhet të shtypin butonin Aktivizo DreamLab)

Flini gjumë

Flini gjumë

Karikoni celularin tuaj gjatë natës, dhe ndërsa flini, Dreamlab do të përdorë fuqinë e procesorëve të smartphone tuaj për të mbëshetur kërkime të ndryshme mjekësore.

Luftoni

Luftoni

Krahas mijëra përdoruesve të tjerë të DreamLab, ju do të përdorni telefonin tuaj për të fuqizuar një super kompjuter virtual, i aftë për të realizuar miliarda llogaritje- duke përshpejtuar luftën ndaj COVID-19.

Si DreamLab po përshpejton studime të ndryshme shëndetësore…

Sa herë që përdorni aplikacionin DreamLab, ju do të mbështetni studime jetësore shkencore. Projekti Corona-AI përfshin analizimin e miliarda kombinimeve të ilaçeve ekzistuese dhe molekulave ushqimore për të identifikuar se si ato mund të përmirësojnë efikasitetin e trajtimit të koronavirus. Mësoni më shumë rreth projektit të kërkimit Corona-AI këtu.

Aplikacioni ka mbështetur tashmë katër zbulime për herë të parë në botë në studimin e kancerit.

Dhe ju nuk do të konsumoni Internet…

Nëse jeni klient Vodafone dhe po përdorni telefonin tuaj ndërsa jeni të lidhur në rrjetin Vodafone, aplikacioni DreamLab nuk do të konsumojë Internet.

Aplikacioni mund të përdoret gjithashtu në të gjithë rrjetet e tjera. Përdoruesit mund të zgjedhin se sa Internet(MB) dëshirojnë të konsumojnë, ose të lidhen përmes Wi-Fi. Asnjë nga të dhënat tuaja personale nuk do të shkarkohet ose të përpunohet nga pajisja juaj.

Kështu që ju mund të flini të qetë, duke e ditur që po kontribuoni për të luftuar COVID-19 dhe kjo nuk po ju kushton asgjë. Shikoni Pyetje të Shpeshta dhe Kushtet dhe Afatet tona për detaje të plota.  

Pyetje të shpeshta:

Si funksionon?

Telefoni juaj inteligjent është një kompjuter i vogël, por i fuqishëm. Kur është në status idle- si kur jeni duke fjetur gjatë natës - kjo fuqi nuk shfrytëzohet. DreamLab e përdor këtë fuqi për mirë për të përshpejtuar kërkimet rreth kancerit. Kur aktivizoni DreamLab, telefoni juaj do të shkarkojë probleme të vogla kërkimore për tu llogaritur dhe dërguar rezultatet përsëri te ekipi i kërkimit.

Si mund ta di nëse po mundësoj ndryshimin?

Duke aktivizuar DreamLab, ju po ndihmoni për të grumbulluar llogaritje, për të ndihmuar në përfundimin e projekteve të kërkimit rreth kancerit, më shpejt. Tashmë përdoruesit tanë kanë dyfishuar ritmin e hulumtimit. Ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit dhe mënyrën se si po mundësoni ndryshimin në seksionin Newsfeed të aplikacionit, dhe ne gjithashtu do të vazhdojmë të bëjmë përmirësime në DreamLab për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë kontributin që po bëni.

Si mund të filloj të përdor DreamLab?

DreamLab automatikisht do të fillojë kur telefoni juaj është duke u karikuar dhe bateria është të paktën 80%. Ju gjithashtu mund të zgjidhni të klikoni 'Power DreamLab' në çdo kohë.

Pse telefoni im duhet të jetë duke u karikuar për të përdorur DreamLab?

Shumica e përdoruesve tanë janë të shqetësuar për jetën e baterisë, kjo është arsyeja pse DreamLab është krijuar për tu përdorur kur telefoni juaj është duke u karikuar.

Si mund të ndaloj përdorimin e DreamLab?

Për të ndaluar përdorimin e DreamLab, thjesht shkëputni telefonin tuaj  nga priza ose shtypni "Përfundo" ("End Session") për ta ndaluar. Për të ndaluar përdorimin e përhershëm të DreamLab, ç'instaloni aplikacionin.

A do të ketë akses në informacionet private në telefonin tim?

Aplikacioni kërkon akese tek fotografitë, media, skedarë për të ruajtur problemet e vogla të kërkimit ndërsa ato llogariten dhe zgjidhen nga telefoni juaj. DreamLab do të përdorë vetëm skedarët që ka krijuar në libraritë e skedarëve. DreamLab nuk ka nevojë të aksesojë në ndonjë nga informacionet ose fotot tuaja private për të qënë në gjendje të zgjidhë probleme të vogla kërkimore. Ju mund të lexoni politikën e privatësisë në Cilësimet e Aplikacionit ('App Settings').

A do të konsumohet bateria ime?

DreamLab do të funksionojë automatikisht kur telefoni juaj është duke u karikuar me bateri. Nëse vendosni të përdorni DreamLab kur telefoni juaj nuk ështe duke u karikuar, atëherë si çdo aplikacion, DreamLab do të përdorë energjinë e baterisë.

A mund ta përdor DreamLab nëse jetoj jashtë shtetit?

Po ju mund ta përdorni aplikacionin kudo në botë.

A do të përdorë DreamLab internetin nga paketa ime apo WiFi?

DreamLab ka nevojë për Internet për të shkarkuar problemet e vogla të kërkimit nga cloud, dhe t'i dërgojë rezultatet përsëri.

Nëse telefoni juaj po përdor WiFi, atëherë DreamLab do të funksionojë me WiFi. DreamLab është caktuar automatikisht të përdorë WiFi të pakufizuar, por mund ta ndryshoni këtë tek Cilësimet e Aplikacionit.

Nëse WiFi nuk është i disponueshëm, atëherë DreamLab do të përdorë internetin nga paketa apo plani juaj. Do të vazhdojë të përdorë internet derisa të arrijë limitin që keni zgjedhur (50MB, 250MB, 500MB ose 1GB). Nëse nuk doni që DreamLab të përdorë internetin nga paketa apo plani juaj, mund të vendosni në 0MB tek Parametrat e Aplikacionit.

Klientët e Vodafone Albania nuk do të tarifohen për internetin e përdorur nga DreamLab ndërsa janë të lidhur me rrjetin Vodafone në Shqipëri. Në Roaming aplikohen tarifat ndërkombëtare. Nëse po kontribuoni gjithashtu nëpërmjet WiFi, të gjitha të dhënat e përdorura do të llogariten nga plani juaj WiFi.

Nëse nuk jeni klient i Vodafone Albania ju do të tarifoheni sipas planit tuaj mobile ose WiFi për të dhënat që kontribuoni.

Ju lutemi vini re: DreamLab punon në një muaj kalendarik, i cili mund të mos jetë  i njëjtë me ciklin tuaj të faturimit. Ju mund të shihni kur cikli juaj mujor i DreamLab do të rifillojë në cilësimet e aplikacionit (app settings). DreamLab do të ndalojë kur të arrini limitin mujor të internetit që keni zgjedhur. Në këtë pikë, do t'ju jepet mundësia për të rritur kontributin tuaj të të dhënave. Nëse nuk bëni asgjë, DreamLab thjesht do të rifillojë përsëri muajin e ardhshëm kalendarik.

Si mund të përdor DreamLab vetëm me WiFi?

Shkoni tek Parametrat e Aplikacionit (App Settings) dhe çaktivizoni të dhënat mobile (mobile data).

Sa internet do të përdorë DreamLab?

Varet nga ju. Në rrjetin tuaj celular, ju mund të zgjidhni deri në 50MB, 250MB, 500MB ose 1GB në muaj. Për WiFi, ju mund të zgjidhni deri në 500MB, 1 GB ose "e pakufizuar" në muaj. Ju mund të ndryshoni këto limite në çdo kohë tek Cilësimet e aplikacionit DreamLab.

Si udhëzim, 50MB është gati e njëjta madhësi me ngarkimin e 25 fotove në rrjetet sociale në muaj. 500MB është afërsisht e barabartë me transmetimin e një videoje për 1.5 orë në muaj. 1 GB është i ngjashëm me transmetimin e një videoje për 3 orë në muaj. Ju mund të shihni se sa internet ka përdorur DreamLab dhe kur rifillon muaji juaj tek cilësimet e aplikacionit.

Pse nuk mund të rris limitin e internetit?

Për momentin, përdoruesit e DreamLab mund të përdorin deri në 1GB në muaj në rrjetin e tyre celular. Përdoruesit tanë na kanë thënë që ky është kufiri  me të cilin janë të kënaqur, por ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë.

Çfarë ndodh kur DreamLab arrin kufirin mujor të internetit që kam caktuar?

Kur të arrini kufirin e internetit që keni vendosur, DreamLab do t'ju japë mundësinë për të rritur kufirin. Nëse nuk bëni asgjë, DreamLab do të fillojë automatikisht përsëri muajin tjetër.

Unë jam duke udhëtuar jashtë shtetit. Çfarë duhet të bëj me DreamLab?

Përdorimi i DreamLab kur jeni në roaming do të pësojë tarifa ndërkombëtare. Në Cilësimet e Aplikacionitit të DreamLab, është paracaktuar si e çaktivizuar kur je në roaming, që do të thotë nëse jeni në roaming, DreamLab nuk do të përdorë internetin nga plani apo paketa juaj. Ju lutemi vini re, nëse keni WiFi të vendosur në ON në Cilësimet e aplikacionit, DreamLab do të vazhdojë të punojë në WiFi kur të jeni jashtë shtetit. Për ta parandaluar këtë, mund të fikni WiFi tek Cilësimet e Aplikacionit (App Settings).

Për më shumë FAQ, ju lutemi vizitoni https://www.vodafone.al/suport/

Si funksionon?

Telefoni juaj inteligjent është një kompjuter i vogël, por i fuqishëm. Kur është në status idle- si kur jeni duke fjetur gjatë natës - kjo fuqi nuk shfrytëzohet. DreamLab e përdor këtë fuqi për mirë për të përshpejtuar kërkimet rreth kancerit. Kur aktivizoni DreamLab, telefoni juaj do të shkarkojë probleme të vogla kërkimore për tu llogaritur dhe dërguar rezultatet përsëri te ekipi i kërkimit.

Si mund ta di nëse po mundësoj ndryshimin?

Duke aktivizuar DreamLab, ju po ndihmoni për të grumbulluar llogaritje, për të ndihmuar në përfundimin e projekteve të kërkimit rreth kancerit, më shpejt. Tashmë përdoruesit tanë kanë dyfishuar ritmin e hulumtimit. Ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit dhe mënyrën se si po mundësoni ndryshimin në seksionin Newsfeed të aplikacionit, dhe ne gjithashtu do të vazhdojmë të bëjmë përmirësime në DreamLab për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë kontributin që po bëni.

Si mund të filloj të përdor DreamLab?

DreamLab automatikisht do të fillojë kur telefoni juaj është duke u karikuar dhe bateria është të paktën 80%. Ju gjithashtu mund të zgjidhni të klikoni 'Power DreamLab' në çdo kohë.

Pse telefoni im duhet të jetë duke u karikuar për të përdorur DreamLab?

Shumica e përdoruesve tanë janë të shqetësuar për jetën e baterisë, kjo është arsyeja pse DreamLab është krijuar për tu përdorur kur telefoni juaj është duke u karikuar. Por ne do të vazhdojmë të monitorojmë reagimet e përdoruesve.

A mund ta vendos DreamLab të fillojë automatikisht?

Për rezultate më të mira, përdoruesve të iPhone u rekomandohet të shtypni "Aktivizoni DreamLab" ("Power DreamLab"). Ne ju rekomandojmë të vendosni një kujtesë ('reminder'), në mënyrë që të mos harroni të aktivizoni DreamLab çdo natë. iOS mund të lejojë që llogaritjet të ndodhin në background herë pas here, por për të përpunuar sa më shumë hulumtime, ju rekomandojmë të shtypni "Power DreamLab".

Si mund të ndaloj përdorimin e DreamLab?

DreamLab do të ndalojë kur shtypni Përfundo ("End Session"). Mund të ndalet gjithashtu nëse shtypni butonin Home, hapni një aplikacion tjetër ose përdorni telefonin tuaj. Për të ndaluar përdorimin e përhershëm të DreamLab, thjesht ç'instaloni aplikacionin.

A do të ketë akses në informacionet private në telefonin tim?

DreamLab nuk ka akses në asnjë nga informacionet tuaja private. Ju mund të lexoni deklaratën e privatësisë tek Cilësimet e Aplikacionit.

A do ta harxhojë DreamLab baterinë e telefonit?

Si çdo aplikacion, DreamLab do të shfrytëzojë  baterinë. DreamLab do të funksionojë vetëm kur pajisja juaj po karikohet me bateri. Ne ju rekomandojmë të përdorni karikues origjinal.

A do ta nxehet telefoni tim?

DreamLab është krijuar për të përdorur vetëm një sasi të vogël të baterisë nga telefoni juaj. DreamLab do të funksionojë vetëm nëse telefoni juaj është në një temperaturë optimale. Nëse tejkalohet kjo temperaturë, DreamLab do të ndalojë.

A mund ta përdor DreamLab nëse jetoj jashtë shtetit?

Po, mund ta përdorni aplikacionin nga kudo në botë.

A do të përdorë DreamLab internetin nga paketa ime apo WiFi?

DreamLab ka nevojë për Internet për të shkarkuar problemet e vogla të kërkimit nga cloud, dhe t'i dërgojë rezultatet përsëri.

Nëse telefoni juaj po përdor WiFi, atëherë DreamLab do të funksionojë me WiFi. DreamLab është caktuar automatikisht të përdorë WiFi të pakufizuar, por mund ta ndryshoni këtë tek Cilësimet e Aplikacionit.

Nëse WiFi nuk është i disponueshëm, atëherë DreamLab do të përdorë internetin nga paketa apo plani juaj. Do të vazhdojë të përdorë internet derisa të arrijë limitin që keni zgjedhur (50MB, 250MB, 500MB ose 1GB). Nëse nuk doni që DreamLab të përdorë internetin nga paketa apo plani juaj, mund të vendosni në 0MB tek Parametrat e Aplikacionit.

Klientët e Vodafone Albania nuk do të tarifohen për internetin e përdorur nga DreamLab ndërsa janë të lidhur me rrjetin Vodafone në Shqipëri. Në Roaming aplikohen tarifat ndërkombëtare. Nëse po kontribuoni gjithashtu nëpërmjet WiFi, të gjitha të dhënat e përdorura do të llogariten nga plani juaj WiFi.

Nëse nuk jeni klient i Vodafone Albania ju do të tarifoheni sipas planit tuaj mobile ose WiFi për të dhënat që kontribuoni.

Ju lutemi vini re: DreamLab punon në një muaj kalendarik, i cili mund të mos jetë  i njëjtë me ciklin tuaj të faturimit. Ju mund të shihni kur cikli juaj mujor i DreamLab do të rifillojë në cilësimet e aplikacionit (app settings). DreamLab do të ndalojë kur të arrini limitin mujor të internetit që keni zgjedhur. Në këtë pikë, do t'ju jepet mundësia për të rritur kontributin tuaj të të dhënave. Nëse nuk bëni asgjë, DreamLab thjesht do të rifillojë përsëri muajin e ardhshëm kalendarik.

Si mund të përdor DreamLab vetëm me WiFi?

Shkoni tek Parametrat e Aplikacionit (App Settings) dhe çaktivizoni të dhënat mobile (mobile data).

 Sa internet do të përdorë DreamLab?

Varet nga ju. Në rrjetin tuaj celular, ju mund të zgjidhni deri në 50MB, 250MB, 500MB ose 1GB në muaj. Për WiFi, ju mund të zgjidhni deri në 500MB, 1 GB ose "e pakufizuar" në muaj. Ju mund të ndryshoni këto limite në çdo kohë tek Cilësimet e aplikacionit DreamLab.

Si udhëzim, 50MB është gati e njëjta madhësi me ngarkimin e 25 fotove në rrjetet sociale në muaj. 500MB është afërsisht e barabartë me transmetimin e një videoje për 1.5 orë në muaj. 1 GB është i ngjashëm me transmetimin e një videoje për 3 orë në muaj. Ju mund të shihni se sa internet ka përdorur DreamLab dhe kur rifillon muaji juaj tek cilësimet e aplikacionit.

Pse nuk mund të rris limitin e internetit?

Për momentin, përdoruesit e DreamLab mund të përdorin deri në 1GB në muaj në rrjetin e tyre celular. Përdoruesit tanë na kanë thënë që ky është kufiri  me të cilin janë të kënaqur, por ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë.

Çfarë ndodh kur DreamLab arrin kufirin mujor të internetit që kam caktuar?

Kur të arrini kufirin e internetit që keni vendosur, DreamLab do t'ju japë mundësinë për të rritur kufirin. Nëse nuk bëni asgjë, DreamLab do të fillojë automatikisht përsëri muajin tjetër.

Unë jam duke udhëtuar jashtë shtetit. Çfarë duhet të bëj me DreamLab?

DreamLab kur jeni në roaming, tarifohet sipas tarifave ndërkombëtare të internetit.Për të shmangur tarifat në roaming, vendosni DreamLab mobile data në 0MB në muaj tek Cilësimet e Aplikacionit.

Si ndihmon DreamLab në studimin rreth kancerit?

Një gjë që ngadalëson kërkimin rreth kancerit është mundësia e kufizuar që studiuesit kanë tek super kompjuterët për të grumbulluar të dhënat e tyre komplekse. DreamLab u jep studiuesve të kancerit akses falas në një superkompjuter virtual të dedikuar për të përshpejtuar studimin rreth kancerit. Ju mund të mësoni në lidhje me projektet që mbështet DreamLab në seksionin Projektet e aplikacionit, dhe vazhdoni të informoheni tek seksioni i Lajmeve (News)  në aplikacion.

Kush janë partnerët e kërkimit të DreamLab?

Lexoni më shumë rreth partnerëve tanë të studimit në seksionin Projektet në aplikacion.

 

Për më shumë FAQ, ju lutemi vizitoni https://www.vodafone.al/suport/

Kjo deklaratë shpjegon se si Vodafone përpunon të dhënat tuaja për aplikacionin Dream Lab, të cilave ju mund ta aksesoni dhe shkarkoni nga cdo dyqan aplikacioni (app store).

Përditësimi i fundt: 07-10-2020

Çfarë është Dream Lab

Aplikacioni për Smartphone DreamLab (Aplikacioni DreamLab) ju sigurohet nga Vodafone Albania (Vodafone).

Ky Njoftim për Privatësinë shpjegon informacionin që mblidhet nga DreamLab dhe si do të përdoret ai. Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni [email protected].

Cilët jemi ne

Ne jemi Vodafone Group plc. Ne jemi shoqëria mëmë për Grupin Vodafone. Nëse shkoni në http://www.vodafone.com/content/index/about/where.html mund të gjeni lidhje me shoqërinë Vodafone që operon në vendin tuaj/ne jemi një anëtar i Grupit Vodafone.

Në këtë politikë privatësie:

  • “ne/neve” kuptohet [Vodafone Group plc];

  • “palë e tretë” kuptohet dikush që nuk jeni ju ose ne; dhe

  •  “Vodafone Group” është Vodafone Group Plc dhe çdo shoqëri ose organizatë tjetër në të cilën Vodafone Group Plc zotëron më shumë se 15% të kapitalit aksionar.

Selia jonë e regjistruar është [Vodafone House, The Connection Newbury, Berkshire RG14 2FN]. Ne jemi të regjistruar në [Angli nën numrin e shoqërisë 1833679]. [Vodafone Group PLC] është regjistruar në [Zyrën e Komisionerit të Informacionit (ICO), numri i regjistrimit Z8088474].

Komutatori ynë kryesor është [+44 (0) 1635 33251] ose mund të na dërgoni me email në [email protected].

Si të na kontaktoni

Mendimi juaj ka rëndësi për ne - nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën tonë të privatësisë, ju mund të na dërgoni email në: [email protected] ose mund t’i shkruani skuadrës sonë të privatësisë në:

Global Privacy Team – Group Legal
Vodafone Group Services Limited
Vodafone House
The Connection
Newbury
RG14 2FN
England

Informacioni personal që ne mbledhim për ju

Informacion që mbledhim për ju

Për t’iu mundësuar përdoruesve të përdorin vecoritë e aplikacionit dhe të ofrojnë shërbimin përmes aplikacionit, aplikacioni DreamLab cakton ose mbledh informacionin e mëposhtëm në lidhje me përdoruesit:

  • Identifikuesi Universal Unik (UUID) – një pajisje identifikuese e dhënë kur përdor aplikacionin Dream Lab;

  • Shenja e identifikuesit (varg rastësor numrash) i caktohet një përdoruesi, nëse ata vendosin të futen te Aplikacioni DreamLab përmes llogarisë së tyre Apple ose Google. Ju mund të zgjidhni llogarinë tuaj DreamLab me këta ofrues përmes cilësimeve të tyre. Për më shumë informacion se si këta ofrues përpunojnë të dhënat tuaja personale, ne ju rekomandojmë të rishikoni politikat e tyre të privatësisë;

  • Emri dhe mbiemri juaj në median sociale nëse keni zgjedhur të lidhni DreamLab me llogaritë tuaja Apple ose Google

  • Aktiviteti juaj në aplikacion kur vendosni të regjistroheni përmes llogarisë tuaj Apple ose Google. Këto të dhëna mund të shfaqen si pjesë e funksionalitetit të bordit tonë drejtues. Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në funksionalitetin e bordit drejtues, atëherë mund të zgjidhni të përdorni aplikacionin në mënyrë anonime duke mos e lidhur me llogarinë tuaj Apple ose Google;

  • Rajoni i pajisjes së zgjedhur nga përdoruesi (lokali i rajonit që përdoruesi përzgjodhi kur vendos pajisjen e tij) - në mënyrë që Aplikacioni DreamLab të mund të fiket në parazgjedhje në celular kur botohet në pajisjet Android (vetëm). Këto të dhëna mund të përdoren gjithashtu kur shfaqni aktivitetin tuaj si pjesë e funksionalitetit të bordit tonë drejtues;

  • Aplikacioni kërkon akses në fotografi, media, skedarë (vetëm) në pajisjet Android në mënyrë që të ruajë përkohësisht problemet e vogla të kërkimit, ndërsa ato përpunohen dhe zgjidhen përmes telefonit. Aplikacioni DreamLab do të përdorë vetëm skedarët që ka krijuar në drejtoritë e skedarëve. Aplikacioni DreamLab nuk ka nevojë për akses në ndonjë nga të dhënat tuaja personale ose fotot për të zgjidhur probleme të vogla kërkimore.

Kur ne mbledhim informacioni tuaj personal

Ne mbledhim informacioni tuaj personal kur:

  • Ju shkarkoni aplikacionin;

  • Nëse vendosni të lidhni llogarinë tuaj Apple ose Google me aplikacionin tuaj DreamLab.

Vodafone do të përpunojë të dhënat tuaja personale bazuar në:

  • Realizimi i një kontrate – t’ju ofrojë shërbimin që ju keni kërkuar;

  • Interesat legjitime të biznesit të Vodafone - kur bëhet fjalë për zhvillimin dhe përmirësimin e aplikacionit kur fitoni njohuri përmes analitikës së aplikacionit.

Si e përdorim informacionin tuaj personal

Ne do të përdorim informacionin tuaj personal për qëllimet e mëposhtme:

  • Nëse keni zgjedhur të lidhni llogarinë tuaj Apple ose Google, atëherë ne do të shfaqim emrin dhe mbiemrin tuaj për ato shërbime në panelet tona drejtuese, duke fshirë llogarinë tuaj nga Apple ose Google do të ndalojë shfaqjen e të dhënave në panelet tona;

  • Ne mund të përdorim informacionin për aktivitetin tuaj për qëllime analitike, por kjo do të bëhet mbi baza anonime dhe të agreguara; Ne gjithashtu kemi akses në informacione anonime përmes Google, Apple dhe Adobe Analytics në lidhje me përdorimin e Aplikacionit DreamLab në mënyrë që të përmirësojmë përvojën DreamLab. Të dhënat e mbledhura për këtë qëllim janë anonime, të agreguara dhe të pa-identifikuara. Disa shembuj përfshijnë moshën, gjininë, sistemin operativ dhe kohën e kaluar duke përdorur Aplikacionin DreamLab. Ne e aksesojmë këtë informacion për të kuptuar se si ju dhe komuniteti jonë si një i tërë e përdorin aplikacionin tonë.

Si e ndajmë informacionin tuaj personal

Vodafone nuk do të ndajë ose zbulojë palëve të treta ndonjë informacion të mbledhur nga aplikacioni, përveç nëse ju keni rënë dakord për këtë ose kërkohet në mënyrë të qartë nga ligji.

Transferimet ndërkombëtare të të dhënave

Ne mund të kemi nevojë për të transferuar informacionin tuaj në kompani të tjera të Vodafone Group ose te ofruesit e shërbimeve në vendet jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). EEA përbëhet nga shtetet në Bashkimin Evropian, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia: ata konsiderohet se kanë ligje ekuivalente kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë. Ky lloj transferimi i të dhënave mund të ndodhë nëse serverat tanë (d.m.th. ku ne ruajmë të dhënat) ose furnizuesit tanë dhe ofruesit e shërbimeve janë të vendosur jashtë EEA, ose nëse përdorni shërbimet dhe produktet tona gjatë vizitës së vendeve jashtë kësaj zone.

Nëse Vodafone dërgon informacionin tuaj në një vend që nuk është në EEA, ne do të sigurohemi që informacioni juaj të mbrohet siç duhet. Ne gjithmonë do të sigurojmë që ekziston një marrëveshje e duhur ligjore që mbulon transferimin e të dhënave. Për më tepër, nëse vendi nuk konsiderohet se ka ligje që janë ekuivalente me standardet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, ne do t’i kërkojmë palës së tretë të hyjë në një marrëveshje ligjore që pasqyron ato standarde.

Për sa kohë i mbajmë informacionet tuaja personale

Të dhënat personale të përpunuara në lidhje me veprimtarinë e panelit tuaj drejtues, nëse keni zgjedhur të lidhni llogarinë tuaj Apple ose Google, do të fshihen sa më shpejt që ju vendosni të zgjidhni llogarinë tuaj.

Vodafone mund të mbajë raporte të agreguara dhe statistikore në lidhje me përdorimin e Aplikacionit DreamLab por këto raporte nuk do t’ju identifikojnë si përdorues.

Mbajtja e informacionit tuaj të sigurt

Vodafone merr masa teknike dhe organizative të sigurisë siç kërkohet me ligj dhe nga standardet e industrisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar. Ne ndërmarrim hapa për të siguruar që ne përdorim vetëm informacionin tuaj personal siç përshkruhet në këtë njoftim për privatësinë dhe për të respektuar zgjedhjet që keni bërë. Ne jemi partnerë vetëm me ofruesit e shërbimeve që kontraktojnë të ofrojnë të njëjtin nivel të sigurisë së informacionit që mund të prisni nga Vodafone.

Në rast se keni nevojë për më shumë informacione se si Vodafone përdor të dhënat tuaja personale dhe/ose ruan sigurinë e informacionit tuaj, dhe të drejtat tuaja për të hyrë dhe/ose fshirë informacionin që mban Vodafone, ju lutemi kontaktoni [email protected].

Të drejtat tuaja

Më poshtë kemi paraqitur detaje se si mund t’i ushtroni të drejtat tuaja. Nëse keni një pyetje ose nuk mund ta gjeni përgjigjen, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të Shërbimeve të Klientit.

E drejta për të korrigjuar të dhënat personale

Ju keni të drejtë të korrigjoni informacionin e ruajtur për ju nëse nuk është i saktë. Të vetmet të dhëna personale që do të përpunojmë do të jenë nëse vendosni të lidhni llogarinë tuaj Apple ose Google me aplikacionin. Nëse informacioni i shfaqur nuk është i saktë, atëherë do t’ju duhet të informoni ato palë që të dhënat në lidhje me ato profile kërkojnë përditësim.

E drejta për të aksesuar në të dhënat personale

Ju keni të drejtë të bëni një kërkesë për një kopje të të dhënave personale që Vodafone mban për ju. I vetmi informacion personal që ne do të ruajmë është aktiviteti i panelit tuaj drejtues që do të mund të shihni brenda aplikacionit.

E drejta e transferimit të të dhënave

Ju keni të drejtë të jeni në gjendje të merrni me vete të dhënat personale që na i keni dhënë në rrethana të caktuara.

E drejta për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale

Ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni që Vodafone të përpunojë informacionin tuaj personal.

Për të hequr dorë nga analitika;

Për përdoruesit Android, mund të hiqni dorë nga sigurimi i këtij informacioni përmes Cilësimeve të Aplikacionit DreamLab.

Për përdoruesit e iOS, mund të hiqni dorë nga sigurimi i këtij informacioni përmes Cilësimeve të pajisjes tuaj.

Për të hequr dorë nga hyrjet në media sociale;

Ju gjithashtu mund të zgjidhni të zgjidhni llogarinë tuaj Apple ose Google nga aplikacioni përmes cilësimeve për ata ofrues.

Për të hequr dorë nga njoftimet;

Për përdoruesit e iOS, mund të vendosni të merrni komunikime të lidhura me shërbimin e aplikacionit (për shembull, t’i vendosni vetes një kujtesë për të përdorur aplikacionin, ose të përditësoheni me lajmet dhe zbulimet kërkimore) nëse 'Lejoni njoftimet' kur instaloni Aplikacionin DreamLab . Asnjë e dhënë personale nuk mblidhet nga aplikacioni për këtë qëllim. Ju mund të çaktivizoni njoftimet përmes Cilësimeve të pajisjes tuaj.

Për përdoruesit Android, mund të hiqni dorë nga komunikimet në lidhje me shërbimin e aplikacionit përmes Cilësimeve të Aplikacionit DreamLab në çdo kohë.

Si të paraqisni një ankesë

Nëse doni të na kontaktoni për ndonjë nga të drejtat tuaja ose nëse ankoheni se si ne i përdorim informacionin tuaj, kontaktoni ekipin tonë të Shërbimeve të Klientit. Ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar, por nëse jeni akoma të pakënaqur, mund të kontaktoni [ICO - detajet e tyre janë në www.ico.org.uk]

E drejta për fshirje

Nëse vendosni të mos keni më informacionin tuaj personal që keni lidhur përmes llogarisë tuaj Apple ose Google me aplikacionin DreamLab, atëherë mund të fshini llogarinë tuaj përmes cilësimeve për ata ofrues.

Vodafone Albania Foundation
Fondacioni Vodafone Albania është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar nga Vodafone Albania Sh.A. sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës Nr. 2577, datë 17 korrik 2007

iPhone®, iPad® janë trademarks të Apple Inc., regjistruar në SH.B.A dhe në shtete të tjera.

Google Play dhe Google Play logo janë trademarks of Google LLC.