Are you looking for information about offers, devices or your account?

Please choose your local Vodafone website

Kushtet e shërbimit të Vodafone RCS Chat

Kushtet e shërbimit të Vodafone RCS Chat

Shërbimet e Komunikimit me vlerë të shtuar Vodafone RCS Chat (“Shërbimi”)

Kushtet e shërbimit

Datë: Tetor 2015

1. Pranimi juaj për të përdorur Shërbimin

Shërbimi ju ofrohet nga Vodafone Sales and Services Ltd (“VSSL”, “ne”), me seli të regjistruar në Angli dhe Uells në adresën Vodafone House, The Connection, Newbury, Berkshire RG14 2FN, me numër të regjistruar 06844137 dhe Numër të regjistruar të TVSH-së GB 569 95 32 77.

DUKE PËRDORUR SHËRBIMIN JU NJIHNI DHE PRANONI KËTO KUSHTE SHËRBIMI. Nëse vendosni të mos pranoni ndonjë nga këto kushte, ju nuk mund ta përdorni Shërbimin.

2. Përdorimi i Shërbimit

Shërbimi mundëson thirrje dhe mesazhe të përmirësuara me pajisje të tjera të pajtueshme. Për të qenë të pajtueshme, pajisjet duhet të mbështesin Rich Communication Services (“RCS”). Disa aspekte të Shërbimit gjithashtu kërkojnë një lidhje të dhënash celulare ose që pajisja të jetë e lidhur me Wi-Fi.

Nëse ju dhe/ose marrësi juaj nuk kanë një klient të pajtueshëm me RCS, ose për ndonjë arsye tjetër përmbajtja nuk mund të shpërndahet në internet, mesazhet tuaja do të dërgohen përmes shërbimit normal SMS në përputhje me planin tuaj tarifor (do të shfaqet një njoftim kur të përdoren SMS).

Ju jeni përgjegjës për mesazhet tuaja dhe për çdo përmbajtje që ndani, prandaj sigurohuni që ato të jenë në përputhje me të gjitha ligjet e zbatueshme. Në veçanti, duhet të siguroheni se mesazhet dhe përmbajtja juaj nuk janë të dëmshme ose ofenduese dhe se i zotëroni të gjitha të drejtat mbi përmbajtjen që dërgoni te kontaktet tuaja. Ju nuk duhet të shpërndani skedarë muzikorë ose videosh nëse nuk zotëroni të gjithë të drejtat përkatëse mbi ta. Ndarja e muzikës ose videove pa lejen e zotëruesit të të drejtës së autorit është e jashtëligjshme.

Për të përdorur Shërbimin, duhet të jeni 16 vjeç ose më shumë ose të keni leje nga prindi ose kujdestari juaj.

Ne dhe licensuesit tanë ose ofruesi i sistemit operativ, zotërojmë të gjitha të drejtat e pronësisë mbi Shërbimet dhe ju nuk keni asnjë të drejtë mbi Shërbimet përveç së drejtës për t’i përdorur ato në përputhje me këto kushte dhe çdo kusht tjetër që ofrohet nga ofruesi i sistemit operativ të pajisjes suaj. Ju pranoni që ju nuk do t’i përdorni Shërbimet në një mënyrë që nuk përputhet me këto kushte.

Asgjë në këto kushte nuk ndikon në asnjë nga të drejtat ligjore që keni si konsumator.

3. Të dhënat tuaja

Ne mbledhim dhe përdorim të dhëna të caktuara në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë (www.vodafone.com/cmplusprivacy-al). Politika e privatësisë përfshihet në këto kushte. Nëse nuk pajtoheni me mënyrën se si i mbledhim dhe i përdorim të dhënat tuaja, ju lutemi mos përdorni Shërbimet Chat RCS.

4. Kostot

RCS Chat ka nevojë për akses në internet. Të dhënat celulare do të përdoren për të dërguar dhe për të marrë mesazhe dhe përmbajtje (përveç nëse jeni i lidhur në internet nëpërmjet Wi-Fi). Ju do të tarifoheni në përputhje me planin tuaj tarifor për të dhënat celulare të konsumuara për përdorimin e Shërbimit nga ana juaj. Çdo SMS e dërguar do të tarifohet si SMS në përputhje me planin tuaj tarifor. Çdo thirrje e kryer do të tarifohet për minutë në përputhje me planin tuaj tarifor.  

5. Përfundimi ose ndryshimi i Shërbimit

Ju mund ta çaktivizoni Shërbimin në çdo kohë. Ju mund të çaktivizoni veçoritë e Chat-it në cilësimet e aplikacionit të mesazheve.

Ne mund ta pezullojmë ose ta ndryshojmë Shërbimin menjëherë për çfarëdo arsye, përfshirë rastet kur nevojitet riparimi ose mirëmbajtja. Ne mund ta tërheqim Shërbimin, por do të japim të paktën 30 ditë paralajmërim nëse e bëjmë këtë.

6. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për

Ne e ofrojmë Shërbimin në një bazë “ashtu siç është”, vetëm për përdorimin tuaj personal. Shërbimi i plotë mund të mos punojë me të gjitha pajisjet celulare. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë humbje apo dëmtim që ne ose ju nuk mund ta parashikonit në mënyrë të arsyeshme në kohën që filluat të përdorni Shërbimin ose që është jashtë kontrollit tonë. Ne gjithashtu nuk mbajmë përgjegjësi për:

a)      çdo humbje ose dëm që lind si rezultat i ndonjë përmbajtjeje që ju ngarkoni, ruani ose ndani;

b)      çdo përmbajtje ose shërbime të ofruara nga një person ose organizatë tjetër;

c)       çdo humbje ose dëm që ju mund të kishit shmangur ose reduktuar duke u treguar i kujdesshëm ose duke ndërmarrë hapa të arsyeshëm; ose

d)      çdo humbje ose korruptim i përmbajtjes suaj ose të dhënave të tjera nëse humbja apo korruptimi nuk është shkaktuar nga ne ose është jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm.

Ju duhet të na njoftoni menjëherë për çdo shkelje të sigurisë ose përdorimin e paautorizuar të telefonit tuaj celular. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për humbjet tuaja të shkaktuara nga përdorimi i paautorizuar i llogarisë suaj dhe ju mund të jeni përgjegjës për humbjet që na shkaktohen neve ose të tjerëve për shkak të përdorimit të tillë të paautorizuar.

7. Kushtet e përgjithshme

Ne mund të lejojmë një person ose shoqëri tjetër të kryejë ndonjë nga detyrimet tona sipas këtyre kushteve, për llogarinë tonë. Ju pranoni që ne mund të transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona sipas këtyre kushteve në një shoqëri tjetër të grupit Vodafone. Nëse i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona te ndonjë pale e tretë, ne do t’ju njoftojmë. Nëse ndonjë prej këtyre kushteve nuk mund të zbatohet nga ndonjë gjykatë apo autoritet tjetër, ne do ta heqim atë nga këto kushte dhe nuk do të ndikojë në pjesën tjetër të tyre. Ne mund t’ju dërgojmë njoftime me postë elektronike (email), RCS Chat, tekst, postë ose në faqen tonë të internetit. Ne mund t’i ndryshojmë këto kushte në çdo kohë duke postuar kushtet e ndryshuara në http://vodafone.com/rcstermsc-al.

8. Suporti

Shpresojmë që të shijoni përdorimin e këtij Shërbimi.

Nëse keni ndonjë problem mund të na kontaktoni drejtpërdrejt nëpërmjet faqes së internetit https://www.vodafone.al/