Are you looking for information about offers, devices or your account?

Please choose your local Vodafone website

Politika e privatësisë e Vodafone Call+ & Message+

Kjo deklaratë e privatësisë përshkruan përpunimin e kryer nga Vodafone për t’ju siguruar një eksperiencë të përmirësuar të komunikimit celular përmes një specifikimi të quajtur Rich Communications Services (“RCS”). Ky shërbim jepet nëpërmjet aplikacioneve Call+ dhe Message+ tonë ose përmes aplikacionit ekzsitues të mesazheve të prodhuesit të pajisjes suaj.

Përditësimi i fundit: [06 11 2018]

Kush jemi ne

Call+ and Message+ janë shërbime që ju sigurohen nga Vodafone Sales and Services Ltd.

Ne jemi pjesë e Grupit Vodafone.

Në këtë politikë të privatësisë:

  • “ne” është Vodafone Sales and Services Ltd;

  • “palë e tretë” është dikush që nuk jeni ju ose ne; dhe

  • “Grupi Vodafone” është Vodafone Group Plc dhe çdo kompani ose organizatë tjetër në të cilën Vodafone Group Plc zotëron më shumë se 15% të kapitalit aksionar.

Vodafone Sales and Services Ltd është regjistruar në Angli dhe Uells në Vodafone House, The Connection, Newbury, Berkshire RG14 2FN, me numër regjistrimi 06844137 dhe numrin TVSH të regjistruar GB 569 95 32 77. Nëse Vodafone Sales and Services Ltd është e regjistruar në Zyrën e Komisionerit të Informacionit (ICO), numri i regjistrimit është Z1774497.

Si mund të na kontaktoni

Mendimi juaj është i rëndësishëm për ne – nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të dërgoni një email te përfaqësuesi juaj në:

[email protected]  ose mund t’i shkruani skuadrës sonë të privatësisë në:

Vodafone Albania Privacy Officer,

Vodafone Albania Sh.A.,

Autostrada Tiranë-Durrës, Rr: “Pavarësia”, Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri

Informacioni personal që ne mbledhim mbi ju

Informacioni që mbledhim mbi ju

Llojet e informacionit që përpunojmë mbi ju si pjesë e Rich Communications Services të aplikacioneve Call+ ose Message+ janë:

  • Për të mbrojtur ju dhe pajisjen tuaj nga aktivitete të dëmshme si spam dhe viruse, përmbajtja e komunikimeve do të filtrohet automatikisht që të mund të identifikohet një aktivitet i tillë dhe ta ndalojë atë që të prekë pajisjen tuaj.

  • Informacion lidhjeje siç janë numrat që telefononi ose tek të cilët dërgoni mesazhe dhe kohëzgjatjen e thirrjes;

  • Vendndodhja juaj nëpërmjet adresës suaj IP (ose mund të zgjidhni të ndani vendndodhjen tuaj GPS me miqtë tuaj nëpërmjet funksionit të “share location” (ndaj vendndodhjen));

  • Informacioni i kredencialeve si emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin;

  • Detajet e pajisjes suaj si numri IMEI, numri i telefonit dhe tipi i pajisjes;

  • Aplikacioni do të kërkojë leje për të hyrë në librin tuaj të kontakteve, në mënyrë që të mund të dërgoni mesazhe ose të telefononi kontaktet tuaja;

  • Aplikacioni gjithashtu do të kërkojë leje për të hyrë në aparatin tuaj dhe memorien e pajisjes suaj për qëllime të transferimit të skedarëve;

  • Të dhënat e trafikut të mesazheve dhe transferimit të skedarëve siç janë numrat e dërguesit dhe të marrësit, lloji i skedarit, emri dhe gjatësia; dhe

  • Përmbajtja e mesazheve tuaja (të tilla si çdo skedar ose tekst) ruhen deri në 7 ditë në rast se marrësi nuk është i disponueshëm kur e dërgoni mesazhin fillimisht.

Gjithashtu do të marrim informacione për mënyrën se si i përdorni produktet dhe shërbimet tona, të tilla si:

  • Niveli i shërbimit që merrni - për shembull, problemet në rrjet ose të shërbimit dhe ngjarje të tjera që mund të ndikojnë në shërbimet tona të rrjetit ose shërbime të tjera;

  • Detajet e përdorimit të shërbimeve tona - për shembull, mund të shohim sasinë e të dhënave që pajisja juaj po përdor, të cilat mund t’i përdorim për të vlerësuar nëse sasitë tona të të dhënave janë të mjaftueshme; dhe

  • Ne gjithashtu mbledhim informacion analitik anonim për mënyrën se si klientët tanë përdorin aplikacionet në mënyrë që të përmirësojnë përvojën tuaj dhe të zgjidhim problemet

Kur e mbledhim informacionin tuaj personal

Ne e mbledhim informacionin tuaj personal kur:

  • Ju ndërveproni me aplikacionet;

  • Ju dërgoni mesazhe ose skedarë; ose

  • Ju bëni telefonata.

Vodafone do të përpunojë të dhënat tuaja personale në bazë të:

  1. Përmbushjes së kontratës suaj ose për të lidhur kontratën dhe për të ndërmarrë veprime sipas kërkesave tuaja. Për shembull, do të duhet të përpunojmë të dhënat e trafikut të rrjetit në mënyrë që të dërgoni mesazhe dhe skedarë dhe të bëni telefonata.

  2. Interesave të ligjshme të biznesit të Vodafone, për shembull, parandalimi i mashtrimit, ruajtja e sigurisë së rrjetit dhe shërbimeve tona, marketingu i drejtpërdrejtë dhe përmirësimi i shërbimeve tona. Sa herë që mbështetemi në këtë bazë të ligjshme për të përpunuar të dhënat tuaja, ne vlerësojmë interesat tona të biznesit për t’u siguruar që ato të mos i anashkalojnë të drejtat tuaja. Përveç kësaj, në disa raste ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë përpunim. Për më shumë informacion, vizitoni seksionin tuaj të të drejtave të kësaj politike.

  3. Pajtueshmërisë me një detyrim ligjor të kërkuar, duke përfshirë, për shembull, detyrimet e kontabilitetit dhe të taksave, të cilat janë subjekt i politikave strikte të brendshme (siç janë periudhat e mbajtjes), procedurat dhe të drejtën tuaj për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja, të cilat kontrollojnë fushën e ndihmës juridike që do të sigurohet; ose

  4. Pëlqimit që jepni aty ku Vodafone nuk mbështetet në baza të tjera ligjore. Pëlqimi gjithmonë ju paraqitet veçmas dhe ju mund ta tërheqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.

Si e përdorim informacionin personal

Ju sigurojmë shërbimin

Ne përdorim të dhënat tuaja në mënyrë që t’ju sigurojmë shërbimet Call+ ose Message+. Për shembull, i përdorim të dhënat e tua në mënyrë që ju të ndani vendndodhjen me kontaktet tuaja nëse dëshironi ose të dërgoni skedarë dhe mesazhe.

Marketing dhe profilizim

Vodafone nuk përdor Call+ ose Message+ për t’ju dërguar mesazhe marketingu, por duke pasur parasysh se ata janë një platformë komunikimi, palët e treta, të cilëve u keni dhënë leje, mund t’ju dërgojnë komunikata të tilla. Nëse dëshironi të mos i merrni ato, ju duhet të kontaktoni palën e tretë në fjalë.

Profilizime të tjera

Ne gjithashtu kryejmë analiza të trafikut në kohë reale për të devijuar dhe zbuluar çdo “Application To Person” (‘A2P’) të kundërligjshëm – këto janë kompani që ju dërgojnë mesazhe. Ne nuk e kryejmë këtë analizë në një nivel personal; të gjitha të dhënat tuaja mblidhen dhe analiza kryhet mbi ato të dhëna të mbledhura.

Si e ndajmë informacioni tuaj personal

Sipas rastit, ne ndajmë informacione për ju me:

  • Shoqëritë në Grupin Vodafone;

  • Partnerët, furnizuesit ose agjentët e përfshirë në dërgimin e produkteve dhe shërbimeve që keni porositur ose përdorur;

  • Shoqëritë që janë të angazhuara në kryerjen e shërbimeve për ose në emër të Vodafone Limited ose Grupit Vodafone;

  • Agjencitë e referenca së kredisë, parandalimit të mashtrimit ose të vlerësimit të biznesit, ose agjencitë e tjera të vlerësimit të kredive;

  • Agjencitë e mbledhjes së borxheve ose organizatat tjera të kthimit të borxheve

  • Agjencitë e zbatimit të ligjit, organet qeveritare, organizatat rregullatore, gjykatat ose autoritetet e tjera publike nëse jemi të detyruar ose të autorizuar nga ligji; ose

  • Një palë ose organ i tretë, kur një zbulim i tillë është i nevojshëm për të përmbushur ndonjë ligj të zbatueshëm, ose kërkesa të tjera ligjore ose rregullatore.

Transferimet ndërkombëtare të të dhënave

Ne nuk transferojmë të dhëna jashtë ZEE (Zonës Ekonomike Evropiane); të gjitha të dhënat ruhen në qendrat tona të të dhënave në Gjermani.

Për sa kohë e ruajmë informacionin tuaj personal

Ndërprerja e shërbimit

Ne i ruajmë të dhënat vetëm për aq kohë sa është e nevojshme që ju të merrni shërbimin. Nëse vendosni të ndërprisni përdorimin e Call+ ose Message+, do t’i fshijmë të dhënat pas 30 ditëve.

Mesazhe dhe transferime skedarësh

Mesazhet dhe transferimet e skedarëve (FT) ruhen deri në 7 ditë në bazën e të dhënave Store & Forward (Ruaj dhe Dërgo) nëse marrësi i mesazhit tuaj nuk ishte i disponueshëm. Ato fshihen më pas pas mbarimit të 7 ditëve.

Mbajtja e informacionit tuaj të sigurt

Ne kemi ekipe të specializuara të sigurisë të cilët vazhdimisht shqyrtojnë dhe përmirësojnë masat tona të mbrojtjes së të dhënave tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, humbja aksidentale, zbulimi ose shkatërrimi.

Komunikimet në internet (të tilla si email-et) nuk janë të sigurta nëse nuk janë të enkriptuara. Komunikimet tuaja mund të kalojnë nëpër disa vende përpara se të dërgohen, pasi kjo është natyra e internetit.

Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për çdo akses apo humbje të paautorizuar të informacionit personal që është përtej kontrollit tonë.

Ne kurrë nuk do të kërkojmë informacionin tuaj të sigurt personal ose të llogarisë me anë të një mjeti komunikimi të padëshiruar. Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e sigurt të informacionit tuaj personal dhe të llogarisë dhe mosndarjen e tij me të tjerët.

Faqja jonë e internetit mund të ofrojë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Ne nuk mund të jemi përgjegjës për sigurinë dhe përmbajtjen e faqeve të tilla të palëve të treta. Pra, sigurohuni që të lexoni politikat e privatësisë dhe cookies të shoqërisë përpara se të përdorni ose të vendosni informacionin tuaj personal në faqen e tyre të internetit.

E njëjta gjë vlen edhe për faqet e internetit ose përmbajtjen e palëve të treta që ju lidhni me përdorimin e produkteve dhe shërbimeve tona.

Ju mund të zgjidhni të zbuloni informacionin tuaj në mënyra të caktuara siç janë plug-in e rrjeteve sociale (përfshirë ato të ofruara nga Google, Facebook, Twitter dhe Pinterest) ose duke përdorur shërbime të palëve të treta që ju lejojnë të publikoni komente apo informacione të tjera në mënyrë publike dhe një pale e tretë mund ta përdorë atë informacion.

Plug-in-et e rrjeteve sociale dhe aplikacionet sociale operohen nga vetë rrjeti social dhe u nënshtrohen kushteve të tyre të përdorimit dhe privatësisë dhe cookies. Duhet të siguroheni që të keni njohuri mbi to.

Të drejtat tuaja

Më poshtë po japim detaje se si mund t’i ushtroni të drejtat tuaja. Nëse keni një pyetje ose nuk mund ta gjeni përgjigjen, ju lutemi kontaktoni ekipin e Shërbimeve të Klientit të përfaqësuesit tonë në [email protected] .

E drejta për të korrigjuar të dhëna personale

Ju keni të drejtë të korrigjoni informacionin që mbajmë për ju, nëse ai nuk është i saktë. Nëse informacioni që mbajmë për ju ka nevojë të përditësohet, ose mendoni se mund të jetë i pasaktë, mund të na kontaktoni nëpërmjet detajeve të kontaktit.

E drejta e aksesit në të dhënat personale

Në çdo kohë, ju keni të drejtën e informimit në lidhje me të dhënat tuaja personale të përpunuara nga ne. Ju mund ta kërkoni këtë informacion duke na kontaktuar përmes detajeve të kontaktit.

E drejta për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale

Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga Vodafone për qëllimet e identifikuara në seksionin “Si e përdorim informacionin tuaj”. Kundërshtimi juaj do të vlerësohet ndaj bazave tona specifike të ligjshme për përpunim. Ju mund të kërkoni të kundërshtoni përpunimin duke na kontaktuar përmes detajeve të kontaktit.

Si të paraqisni një ankesë

Nëse dëshironi të na kontaktoni për ndonjë nga të drejtat tuaja ose nëse ankoheni për mënyrën se si ne përdorim informacionin tuaj, kontaktoni ekipin e Shërbimeve të Klientit të përfaqësuesit tonë. Ne do të bëjmë të pamundurën për t’ju ndihmuar, por nëse jeni akoma i pakënaqur, mund të kontaktoni Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Informacionit - detajet e tyre të kontaktit gjenden në http://www.idp.al/na-kontaktoni/

E drejta për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja

Nëse mendoni që informacioni personal që kemi rreth jush është i pasaktë ose besoni se nuk duhet të përpunojmë informacionin tuaj personal, ju keni të drejtë të kërkoni që ne të kufizojmë përpunimin e këtij informacioni. Ju mund të kërkoni të kufizoni përpunimin duke na kontaktuar përmes detajeve të kontaktit.

E drejta e fshirjes

Në rrethana të caktuara ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë të dhënat personale që kemi për ju. Ju mund të kërkoni që informacioni juaj të fshihet duke na kontaktuar përmes detajeve të kontaktit.