1. Pëlqimi juaj për të përdorur Call+ dhe Message+:
Call+ dhe Message+ ju ofrohet nga Vodafone Sales and Services Ltd, regjistruar në Angli dhe në Uells në adresën Vodafone House, The Connection, Newbury, Berkshire RG14 2FN, me numër regjistrimi 06844137 dhe numër të regjistruar TVSH-je GB 569 95 32 77.
DUKE PËRDORUR SHËRBIMIN CALL+ DHE MESSAGE+, JU PRANONI DHE BINI DAKORD PËR KËTO KUSHTE SHËRBIMI. Nëse zgjidhni të mos bini dakord me ndonjë prej këtyre kushteve, nuk mund ta përdorni shërbimin Call+ dhe Message+.
VINI RE SE PER TELEFONAT ANDROID NEVOJITET VETEM NJE PROCES ME DY HAPA PER TE AKSESUAR SHERBIMET E EMERGJENCES: (1) formoni numrin e sherbimeve te emergjences dhe shtypni butonin e thirrjes i cili ju drejton ne tastjeren perkatese ku (2) duhet te shtypni serish butonin e thirrjes. Ka edhe nje opsion per te shtypur “Thirrje emergjence” me komandat Call+ butoni i thirrjes i cili ju con direct ne tastjeren perkatese nga ku ju duhet te therrisni numrin e sherbimeve te emergjences sic beni zakonisht.
Ju mund te perdorni aplikacione te paleve te treta brenda sherbimit the App (“Third Party App”), qe do t’ju lejoje te pasuroni edhe me shume elementet e Call+ dhe Message+. Duke qene se Aplikacionet e Pales se Trete (Third Party App) jane zhvilluar nga nje pale tjeter qe nuk eshte Vodafone, sigurohuni qe te lexoni paraprakisht kushtet dhe afatet e Applikacionit te Pales se Trete (Third Party App) per t’u siguruar se e njihni funksionimin e Third Party App dhe se si te dhenat tuaja mund te perdoren nga Third Party App. Ju e kuptoni dhe pranoni se Vodafone nuk mban pergjegjesi dhe detyrime per sjelljen, elementet apo permbajtjen e nje Aplikacioni te Pales se Trete.
2. Përdorimi i Call+ dhe Message+
Call+ dhe Message+ është një shërbim i integruar për kryerjen e telefonatave dhe dërgimin e mesazheve që do t'ju lejojë:
a) pasuroni me elemente telefonatat tuaja, ofruar nga Vodafone, si per shembull dergimi apo marrja e skedareve (p.sh. fotografi, video, audio, vCards dhe te dhenat tuaja te Vendndodhjes (“Permbajtja”) gjate kryerjes se nje telefonate apo te ndani Permbajtje si p.shs. vendndodhja perpara apo pas kryerjes se thirrjes; dhe
b) dergoni dhe merrni mesazhe me Permbatjen tuaj (Instant Messaging),
(“Sherbimi”).
Ne menyre qe te eprdorni elementet e pasuruar te Call+ dhe Message+, ju dhe kontaktet tuaja duhet te keni te instaluar një klient që pajtohet me Rich Communication Services (“RCS”) dhe elementet e pasuruar te telefonatave, dhe te dyja palet te keni aktivizuar sherbimin data.
Nëse ju dhe kontaktet tuaja nuk keni një klient që pajtohet me Rich Communication Services (RCS) apo nuk keni aktivizuar sherbimin data, apo per nje aresye tjeter Permbajtja nuk mund te transmetohet permes internetit, mesazhet tuaja do te transmetohen ne formatin e zakonshem SMS dhe MMS ne perputhje me planin e bartesit tuaj (pervec rasteve kur pajisja e perdorur eshte iOS ku mesazhi nuk do te dergohet nese ju dhe kontakti juaj marres nuk keni te instaluar RCS dhe keni aktivizuar sherbimin data).
Ju mbani përgjegjësi për mesazhet tuaja dhe Permbajtjen qe dergoni ndaj sigurohuni që ato të jenë në pajtim me të gjitha ligjet në fuqi. Në veçanti, duhet të siguroheni që mesazhet tuaja dhe Permbajtja të mos jenë të dëmshme apo ofenduese dhe se keni te gjitha te drejtat ne lidhje me Permbajtjen qe i dergoni kontakteve tuaja.
Ju nuk duhet te dergoni skedare qe permbajne muzike dhe video nese nuk i keni te gjitha te drejtat perkatese ne lidhje me to. Dergimi i skedareve me kete permbajtje pa miratimet dhe lejet perkatese te titullarit te tyre eshte e paligjshme.
Per te perdorur secilin nga Call+ dhe Message+, ju duhet te keni te instaluara te dyja aplikacionet Call+ dhe Message+
Për të përdorur shërbimin Call+ dhe Message+ duhet të jeni 16 vjeç e lart, ose një i mitur i emancipuar, ose të zotëroni miratimin ligjor nga prindërit ose kujdestari dhe të jeni në gjendje t'i pranoni këto kushte. Ju duhet të banoni në një vend i cili nuk i nënshtrohet ndonjë embargoje nga BE-ja, MB-ja dhe/ose qeveria e SHBA-së, ose i cili nuk është përcaktuar nga BE-ja, MB-ja dhe/ose qeveria e SHBA-së si vend që "mbështet terrorizmin" dhe ju nuk duhet të jeni pjesë e listës së BE-së, MB-së dhe/ose qeverisë së SHBA-së për palët e ndaluara ose të kufizuara.
Politika e privatësisë (http://www.vodafone.com/cmplusprivacy-al)
5. Kostoja
Call+ dhe Message+ ju ofrohet falas. You will not be charged for installing Nuk do t'ju mbahet asnjë tarifë për instalimin e Call+ dhe Message+. Nese nuk perdorni lidhje Wifi, ju do te tarifoheni sipas planit te bartesit tuaj per perdorimin e sherbimeve data per shkarkimin e Call+ dhe Message+, dhe per mesazhet dhe permbajtjen qe dergohet dhe merret permes internetit. Kur lidhja e internetit nuk eshte e disponueshme, mesazhet tuaja do te tarifohen si SMS. Tthirrjet telefonike zanore te kryera permes Call+ do te tarifohen per minute sipas planit te bartesit tuaj.
6. Përfundimi ose ndryshimi i Call+ dhe Message+
Ju mund të ndaloni përdorimin e Call+ dhe Message+ në çdo kohë. Ne varesi te tipit te pajisjes, ju mund te c’onstaloni apo c’aktivizoni Call+ dhe Message+ nga pajisja juaj.
Ne mund të pezullojmë, të përfundojmë ose të ndryshojmë Call+ dhe Message+ menjëherë për cilëndo arsye, duke përfshirë rastet kur nevojitet riparim ose mirëmbajtje. Ne mund të shtojmë herë pas here veçori të reja dhe nuk kemi asnjë detyrim të ofrojmë ndonjë veçori të veçantë nëpërmjet Call+ dhe Message+. Ne mund ta tërheqim shërbimin Call+ dhe Message+, por nëse e bëjmë diçka të tillë, do t'ju njoftojmë të paktën 30 ditë përpara.
7. Për çfarë nuk mbajmë përgjegjësi
Ne e ofrojmë Call+ dhe Message+ "siç është" vetëm për përdorimin tuaj personal. Jo të gjitha shërbimet e Call+ dhe Message+ funksionojnë me të gjitha pajisjet celulare - duhet të kontrolloni nëse pajisja juaj celulare është e pajtueshme me Call+ dhe Message+ përpara se të regjistroheni. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbjet ose dëmtimet që ne ose ju nuk i prisnim në mënyrë të arsyeshme në kohën kur nisët të përdornit Call+ dhe Message+ për herë të parë ose që janë jashtë kontrollit tonë. Ne gjithashtu nuk mbajmë përgjegjësi për:
a) humbjet ose dëmtimet që vijnë si rezultat i përmbajtjes që ngarkoni, ruani ose ndani;
b) përmbajtjen ose shërbimet e ofruara nga një person ose organizatë tjetër;
c) humbjet ose dëmtimet që mund t'i kishit shmangur ose zvogëluar nëse do të ishit treguar i kujdesshëm ose nëse do të kishit marrë disa masa të arsyeshme; ose
d) humbjet ose prishjet e përmbajtjes suaj ose të të dhënave të tjera, nëse ato humbje ose dëmtime nuk shkaktohen nga ne ose janë jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm.
8. Kushtet e përgjithshme
Ne mund të lejojmë një person tjetër që të përmbushë për llogarinë tonë cilindo prej detyrimeve tona sipas këtyre kushteve. Ju bini dakord se ne mund t'i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona sipas këtyre kushteve te një kompani tjetër Vodafone. Nëse ne i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona te ndonjë palë tjetër e tretë, do t'ju njoftojmë. Nëse ndonjë nga këto kushte nuk mund të zbatohet nga asnjë gjykatë ose autoritet tjetër, ne do ta fshijmë nga këto kushte dhe ai nuk do të ndikojë në pjesën tjetër të kushteve. Ne mund t'ju dërgojmë njoftime nëpërmjet emailit, mesazheve me tekst, postimeve ose në faqen tonë të internetit. Ne mund t’i ndryshojme keto kushte ne cdo kohe duke i njoftuar kushtet e ndryshuara ne http://www.vodafone.al/vodafone/Terma_dhe_kushte_3562_1.php.
Këto kushte dhe Call+ dhe Message+ do të rregullohen nga ligjet e Anglisë dhe të Uellsit. Çdo mosmarrëveshje do të trajtohet nga gjykatat e Anglisë dhe të Uellsit duke iu nënshtruar çdo ligji të zbatueshëm që parashikon një juridiksion tjetër për ju si konsumator.
9. Asistenca
JU urojme perdorim sa me te kendshem te Call+ dhe Message+.
Nese do te hasni probleme ju mund ten a kontaktoni drejtperdrejt permes Call+ dhe Message+, duke klikuar ne tastin ‘dergo vleresim” dhe pastaj ‘Raporto nje problem”. Nje tjeter menyre, nese nuk mund te aksesoni Call+ dhe Message+, ju mund ten a kontaktoni permes faqeshttps://www.vodafone.al/vodafone/Suport_2208_1.php ne ‘Feedback’.
Per me shume informacion mbi menyren se si Call+ dhe Message+ funksionon ne aparatin tuaj, vizitoni FAQ nehttp://www.vodafone.al/vodafone/Vodafone_Message_3561_1.php.Fund.